19 mijë s’e morën zarfin! Mbyllet shpërndarja e fletëve te emigrantët, 227 mijë zgjedhës! 171 mijë votuan, priten dhe 56 mijë
Zyrtarisht nga kjo e premte posta nuk shpërndan më zarfe të emigrantët. Janë rreth 19 mijë material që do të kthehen në Shqipëri të pa hapura. Ndërkaq procesi vijon me administrimin e fletëve që tashmë kanë zgjedhjen, në total janë 171 mijë që kanë mbërritur dhe priten dhe rreth 56 mijë të tjera
Nga dje zyrtarisht posta e ngarkuar nga KQZ për shpërndarjen e materialeve në diasporë, ka mbyllur dërgesat.
Rezultojnë se 227,097 emigrantë kanë marrë në dorëzim zarfet, ndërsa 18 e 838 prej tyre nuk kanë marrë dokumentin.
Sipas procedurës prej kësaj të premte materialet e pa tërhequra do të kthehen në KQZ të paprekura
Ndërkaq vijon kthimi në Shqipëri i fletëve me zgjedhjen që kanë bërë emigrantët.Janë mbi 171 mijë zarfe që tashmë janë administruar dhe janë shpërndarë në kutitë e qarqeve përkatës ku kanë pasur banimin e fundit votuesit nga jashtë.
Mbeten ende në proces dhe rreth 51 mijë, çka pritet që të gjithë dokumentet të jenë në Shqipëri para orës 19 të datës 11 maj.
Italia është në krye të listës për votuesit e regjistruar me 91 mijë e 216 të tillë nga të cilët tashmë rreth 70 mijë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.
Greqia mbetet në vend të dytë me 68 mijë e 330 emra, por rreth 40 për qind e tyre e kanë kthyer tashmë zarfin. Më tej vazhdojnë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca etj.
Janë 21 shtete ku votimi është realizuar 100 për qind, në 13 prej tyre me nga një votues, me nga 2 dhe tre të regjistruar në 6 shtete, në Malajzi me 4 zgjedhës dhe Kazakistan me 7.
Me 1 votues
Gjeorgji
Madakaskar
Benin
Gabon
Laos
Barbados
Afganistan
Filipinet
Lihtejnshtajn
Monako
Jordani
Koreja e Jugut
Reunion
Moldavi
Me 2 votues
Granada
Oman
Vietnam
Me 3 votues
Angola
Kili
Tajlandë
Me 4 votues
Malajzi
Me 7 votues
Kazakistan

