Gjendet trupi i pajetë i 56-vjeçarit në rezervuarin e fshatit Gëziq, Policia: Nuk ka shenja dhune...
Polumbarët e Repartit Special RENEA kanë gjetur dhe nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetasit N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Ai dyshohet se është vetëmbytur në një rezervuar, ndërsa trupin e tij e gjetën pas kërkimeve intensive në zonën përkatëse.
Policia e Mirditës bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, duke mbajtur mundësinë e një ngjarjeje të natyrës aksidentale.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, për të zbuluar shkaqet e saktë të vdekjes.
Sipas informacioneve nga familjarët, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor, gjë që mund të ketë ndikuar në ngjarjen tragjike.
Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar të gjitha rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkaqet e mundshme të vdekjes. Hetimet janë ende në vazhdim.

