Autobusi përfshihet nga fl*kët pranë tunelit në aksin Kardhiq-Sarandë

Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët në majën e Skërficës, pranë tunelit në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë.

Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz dhe mësohet se zjarri është neutralizuar nga drejtuesi i mjetit pa mbërritur ende zjarrfikëset.

Gjithashtu mësohet se në vendngjarje po shkon grupi i zjarrfikësve, ndërsa pritet të sqarohen shkaqet.