Dh*numi i efektivit në Kukës/ Policia jep DETAJE TË REJA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 20:48
KUKËS- Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak/ Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.
Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.
