Fati tragjik i Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 10:25
Seanca në gjyqin për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës është shtyrë për në datën 21 maj, ora 9:00, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe të tjerë persona që dyshohet se janë përfshirë.
Sipas informacionit i pranishëm në seancë ishte Aldo Majnishta, i cili është një prej të pandehurve për rrëmbimin e Prengës.
Ky i fundit nuk ka pranuar të japë deklarime në seancë.
Sakaq, avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat që dy prokurorët e SPAK kanë dorëzuar në seancën e mëparshme, të cilët përfshijnë përgjime në platformën e enkriptuar të komunikimit SKY ECC.

