FOTO/ I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar në Durrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej gjashtë ditësh.

Mësohet se Arben Maloku është larguar nga banesa më datë 1 maj, rreth orës 18:00 dhe nuk është kthyer.

Familjarët kanë bërë dhe denoncim në polici për humbjen, ndërsa kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për këdo që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij.

Kushdo që mund ta ketë parë këtë person, është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 0682766355

FOTO/ I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për