"5 maji", Meta: Një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ne ditën e dëshmorëve.

“Sot është dita e kujtimit të amanetit të Martirëve, për të ndërtuar një Shqipëri të begatë, të drejtë dhe Evropiane për të gjithë shqiptarët”, shkruan Meta.

Postimi:

5 Maji është dhe do të mbetet një ditë madhore kujtese dhe nderimi për mijëra e mijëra shqiptarë patriotë dhe mijëra të rinj e të reja, që nuk kursyen as jetën për Lirinë e Atdheut.

Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Lirisë, Sovranitetit dhe Pavarësisë nga kushdo uzurpator i çdo forme e lloji që ai të shfaqet.

Sot është dita e kujtimit të amanetit të Martirëve, për të ndërtuar një Shqipëri të begatë, të drejtë dhe Europiane për të gjithë shqiptarët.

Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut!