Rama njofton takimet në Korçë dhe ka një VIDEO-mesazh për shqiptarët në Greqi: Ja si do votoni më 11 maj! Për pensionet po...
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste lajmëron takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Korçës.
Ai kishte dhe nje sqarim përmes një video-mesazhi për emigrantët shqiptarë në Greqi për mënyrën se si ata do të votojnë.
NJOFTIMI I RAMES
Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Vizionit SHQIPËRIA 2030 NË BE, që jeni regjistruar si zgjedhës të 11 majit në Greqi!
Ja çfarë duhet të dini lidhur me komunikimin e mëparshëm live:

Më poshtë lutemi gjeni tabelën me adresat dhe oraret e shërbimit.
FORCA Për fatin europian të kombit tonë Shqipërinë 2030 në BE Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës
Po ashtu, ai përmed dhe çështjen e mbetur të ngrirë me qeverinë helene lidhur me njohjen e pensioneve në vendin fqinj.

Takime e djeshme
Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në javën e fundit, Rama zhvilloi dje një axhendë të ngjeshur takimesh në Shkodër e Lezhë.
Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri informoi se takimet do të vijojnë në qytetet Pogradec, Korçë dhe Devoll.
“Me falënderimin për mikpritjen nga Shkodra dhe Lezha e duke ju ftuar të shihemi sot në Pogradec, Korçë dhe Devoll, “, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau edhe fotoalbumin nga takimet e djeshme.
Rëndësia e bashkimit përtej së majtës dhe të djathtës për Shqipërinë në Bashkimin Europian ishte sërish apeli i Kryeministrit në këto takime elektorale. Rama kërkoi votën për PS-në që shqiptarët të marrin pasaportën europiane.
“Nëse ne nuk do të kishim bërë këto që kemi bërë dhe Shqipëria do të ishte 25% e ngjashme me si e përshkruan ‘këneta’, ne nuk do ishim dot sot në tryezë me BE për të negociuar anëtarësimin”, tha Rama nga Shkodra.



