FOTO+VIDEO/ Berisha zbaton masën e sigurisë dhe zbulon mesazhin e lënë në SPAK: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, ja DOKUMENTI

Lideri i opozitës shqiptare është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK.

Në respekt të masës së sigurisë dhënë politikisht nga gjykata kreu demokrat ka respektuar ritualin e paraqitjes në organin e akuzës.

Pasi doli nga SPAK, Berisha zbuloi mesazhin e lënë në SPAK.

"Para se të paraqes para shqiptarëve një provë tronditëse që zbulon fytyrën e shëmtuar kriminale të eksponentëve të kësaj drejtësie të Edi Ramës, unë dua të informoj se lashë këtë shënim në zyrat e Skapit të partisë.

Amnisti elektorale është krim i shëmtuar antikushtetues i Altin Dumanit, shërbëtorit të Edi Ramës, i cili në fakt ndaj dhe kërkon që të shndërrojë kushtetutën në DumanKushtetutë. Kurrë. Dhe firma e Sali Berishës", tha kryedemokrati.

FOTO+VIDEO/ Berisha zbaton masën e sigurisë dhe zbulon mesazhin e

Po ashtu, Berisha publikoi dhe vendimin e Gjykatës së Janinës: Irena Gjoka e dënuar me 3 muaj burg, çdo vendim i saj është i pavlefshëm

“Të dashur, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e pafytyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual.

Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por në disa raste, rezulton se në vitin 2005 është dënuar nga kolegji penal i Janinës, me burg dhe gjobë.

Kjo monstër, në vend që të vuajë dënimet, është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale, nga Edi Rama, Taulant Balla dhe është keqpërdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani.

Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...

... Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete.

Pra, kjo Irena me 5 mbiemra, me 5 fytyra po asnjë njerëzore, kjo vesh togën e zezë të kryegjykatës së Tiranës për të mbuluar dënimin e saj penal, për të mbuluar falsifikimet e saj.

Kjo është Gjykata Speciale e Tiranës. Dua të jem i sinqertë.

Dua të falënderoj autoritetet greke të cilat e bënë publik këtë dokument. Por dua të dënoj ndërhyrjen e bërë nga këto autoritete, nga administrata nga Departamenti i Shtetit të administratës Biden që ky dokument të mos shihte dritën se ja merr fytyrën reformës në drejtësi.

Ata kishin hallin e Sali Berishës dhe jo të reformës në drejtësi. Turp e mafie. Ju garantoj se fatin e kësaj do të ketë pas zgjedhjeve, secili prej tyre që ka kryer dhe ka fshehur krime. Secilin prej tyre, reforma do ti nxjerrë të gjithë ata që fshehin krime ne sistemin e drejtësisë. ”, u shpreh Sali Berisha.

Dokumenta bashkëngjitur