VIDEO/ Ja si furgoni përplas efektivin e Policisë Rrugore në Tiranë

Një person i cili drejtonte një furgon tip “Vito” ka përplasur një efektiv të Policisë Rrugore i cili po qarkullonte me motor.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, pranë vendit të quajtur ‘Kthesa e Kamzës’.

Siç shihet në video, motori po parakalonte furgonin në krahun e djathtë.

Nuk dihen detaje të reja për ngjarjen apo si paraqitet gjendja e efektivit të Policisë Rrugore.

Policia nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar deri më tani për aksidentin.