FOTO/ Elbasani i zyrtarizoi largimin, portieri Abalora çudit me reagimin e dyshimtë

Razak Abalora ka mbyllur bashkëpunimin me Elbasanin me klubin verdheblu që ka konfirmuar gjithçka.

Për Abalorën është njoftuar një dëmtim nga marsi, kur edhe nuk luan. Elbasani e përcolli si një largim normal, ndërsa Abalora ka çuditur me reagimin.

“Gjithmonë ruaj integritetin tënd”, shkruan portieri ganez në rrjetet sociale. Kujtojmë se Abalora u afrua tek Elbasani në shtatorin e kaluar duke fituar menjëherë vendin e titullarit.

Ndërkohë në fjalët e shpërndara nga klubi, Abalora ishte shprehur: “Falenderoj presidentin, stafin drejtues dhe lojtarët e ekipit për eksperiencën e bukur këtu. Dua të falenderoj profesor Kotorrin dhe tifozët verdheblu për mbështetjen. Elbasan, ju uroj suksese”.

FOTO/ Elbasani i zyrtarizoi largimin, portieri Abalora çudit me reagimin