E zyrtarizon Elbasani, lojtari largohet nga verdheblutë

Sapo ka përfunduar sezoni i rregullt dhe vjen largimi i parë nga skuadra e Elbasanit, që nuk arriti të futet dot në “Final 4”.

Klubi verdheblu njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me portierin Razak Abalora.

“Ekipi verdheblu njofton mbylljen e bashkëpunimit me portierin Razak Abalora.

Ganezi nuk arriti ta mbyllte kampionatin për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë kështu duke e përfunduar eksperiencën në Shqipëri para kohe.

Elbasani e falenderon për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Portieri Abalora u bashkua me Elbasanin në nisje të sezonit dhe luajti 27 ndeshje me fanellën verdheblu në Kategorinë Superiore.