NXEHET MERKATOJA! Gjigantët piketojnë lojtarët, negociata për kontratat
Ende pa mbaruar kampionatet ekipet kanë nisur të piketojnë lojtarët me të cilët do të kërkojnë kontratë në merkaton e verës.
Klubet europiane po përgatiten për një merkato të zjarrtë vere, me lëvizje të mundshme që përfshijnë emra të njohur në Premier League dhe përtej. Chelsea është duke ndjekur nga afër sulmuesin 22-vjeçar të Aston Villa, Morgan Rogers, me synimin për të shtuar alternativa në repartin ofensiv.
Në Spanjë, Real Madrid ka vendosur si objektiv kryesor të mbrojtjes për verën Ëilliam Saliba të Arsenalit. Francezi 24-vjeçar shihet si pjesë thelbësore e rindërtimit të prapavijës madrilene, sipas raportimeve të Marca.
Liverpool, në garë për mbrojtjen e titullit në Angli, ka në listë tre emra: dyshja e Bournemouth, Dean Huijsen dhe Milos Kerkez si dhe sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike. Këta pritet të jenë përforcime kyçe për Jurgen Klopp-in në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, mesfushori Sandro Tonali ka vendosur të qëndrojë te Neëcastle United, pavarësisht thashethemeve për një rikthim në Serie A. Ndërsa Manchester City nuk ka ndërmend të lejojë largimin në huazim të Jack Grealish, pavarësisht mungesës së aktivizimit të rregullt.
Andrea Cambiaso, mbrojtësi i djathtë i Juventusit, ka ngjallur interesin e Cityt dhe Liverpoolit, me raportime që flasin për një largim të mundshëm nga Torino në fund të sezonit.
Situata e Marcus Rashford është gjithashtu në qendër të vëmendjes: sulmuesi 27-vjeçar, i huazuar te Aston Villa, ka pësuar një dëmtim serioz dhe mund të rikthehet parakohe te Manchester United. Ndërkohë, ai është i gatshëm të ulë rrogën për të realizuar një transferim te Barcelona, megjithatë, katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë paund – shifra që Villa ka rënë dakord me United.
Në horizont është dhe gara mes Manchester United dhe Tottenhamit për talentin francez të Lyonit, Rayan Cherki ndërsa Aston Villa po konsideron të paguajë klauzolën 21 milionë euro për portierin e Espanyol, Joan Garcia
Së fundi, Fulham është futur në garë për mbrojtësin e djathtë Ben Johnson, i cili pritet të largohet nga Ipsëich pas rënies së tyre nga Premier League.

