Parashikimi i superkompjuterit, ja si ndahen shanset për fitimin e Championsit

Pas triumfit të madh në Kupën e Mbretit ndaj Real Madridit, Barcelona nuk ka kohë për të pushuar.

Futbolli vazhdon pa ndërprerje dhe tani vëmendja zhvendoset te Champions League, ku këtë javë zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të turneut më prestigjioz në Europë.

Në prag të sfidave vendimtare, Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet për fituesin e mundshëm të trofeut.

Sipas analizave, Barcelona renditet e dyta në listën e pretendentëve, me 27,4% shanse për të ngritur trofeun më 31 maj në ‘Allianz Arena’ të Mynihut.

Katalanasit do të përballen me Interin, skuadër me më pak shanse për triumf (19,2%), që vjen në këtë përballje pas humbjeve të rënda ndaj Romës dhe Milanit.

Ndërkohë, kryesues në këtë garë është Arsenali.

Edhe pse londinezët kanë humbur matematikisht shanset për titullin në Premier League pas fitores së thellë të Liverpoolit 5-1 ndaj Tottenhamit, ata shihen si favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampioneve me 31,3% të mundësive.

Skuadra e Mikel Artetës, pasi eliminoi Real Madridin në çerekfinale, synon të mposhtë PSG-në e Luis Enriques (me 22% shanse) dhe të ngrejë trofeun për herë të parë në historinë e klubit.

Skena është gati: katër nga më të mirët e Europës në kërkim të lavdisë.

Barcelona, me besimin e një trofeu të sapofituar, shpreson ta vazhdojë ëndrrën edhe në arenën më të madhe të futbollit kontinental.

Parashikimi i superkompjuterit, ja si ndahen shanset për fitimin e