Bellingham: Dhashë gjithçka, por nuk mjaftoi. Kanë mbetur edhe pesë "finale"

Jude Bellingham, pas zhgënjimit në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, të humbur 3-2 në kohën shtesë, ka treguar përjetimin e vet në rrjetet sociale:

"Dhashë gjithçka në fushë, por nuk mjaftoi. Kanë mbetur edhe pesë ‘finale’, në të cilat duhet të japim gjithçka që kemi. Hala Madrid deri në vdekje".

Të shtunën mbrëma, Bellingham ishte dukshëm nervoz. Në vërshëllimën e fundit të ndeshjes, lojtari anglez i merenguesve u përjashtua për sjellje agresive ndaj gjyqtarit. Tani ai rrezikon të dënohet me një deri në tri ndeshje pezullim.