PAMJET/ Morën pjesë në nderimet ndaj Papa Françeskut, ndodh takimi 15-minutësh Trump-Zelensky në Vatikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan Donald Trump u takuan shkurtimisht në Romë sot, në prag të funeralit të papa Françeskut, njoftoi presidenca ukrainase, disa orë pasi presidenti i Shtëpisë së Bardhë siguroi se Kievi dhe Moska ishin “shumë afër një marrëveshjeje”.

“Takimi u zhvillua dhe ka mbaruar tashmë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i presidentit ukrainas, Sergei Nykyforov, pa dhënë detaje të mëtejshme.

”Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, patën një takim shumë produktiv në prag të funeralit të papa Françeskut në Romë të shtunën”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

PAMJET/ Morën pjesë në nderimet ndaj Papa Françeskut,

“Presidenti Trump dhe Presidenti Zelensky u takuan privatisht sot dhe patën një diskutim shumë produktiv. Më shumë detaje rreth takimit do të vijnë më pas”, tha Steven Cheung, drejtor i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.