Izraeli pretendon se ka rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 08:31
Forcat e armatosura izraelite njoftuan sot se kanë rrëzuar një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni.
Sipas burimeve raketa është lëshuar nga rebelët e Houthit, të cilët mbështeten nga Irani.
Autoritetet izraelite informuan se raketa është rrëzuar pa hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit.
