Qyteti i New Orleans do zhytet nën ujë/ Studimi: 24 qytete bregdetare amerikane, rrezikojnë përmbytje masive

Nju Orlins (Neë Orleans), qyteti historik amerikan në shtetin Luiziana, po përballet me rrezikun e zhytjes nën ujë deri në vitin 2050.

Studime të fundit tregojnë se qyteti po fundosej me një ritëm deri në 5 cm çdo vit, kryesisht për shkak të ndërtimit mbi toka të buta, të cilat kanë humbur qëndrueshmërinë.

Ky është qyteti, Nju Orlins, në shtetin amerikan të Luiziana, I cili sipas një studimi të realizuar rrezikonte të zhduket.

Mediat duke ju referuar studimit shkruajn se qyteti po fundosej me një ritëm deri në 5 cm çdo vit, kryesisht për shkak të ndërtimit mbi toka të buta, të cilat kanë humbur qëndrueshmërinë.

Sipas NASA-s dhe Universitetit Shtetëror të Luizianës, zonat më të prekura janë ato industriale.

Nju Orlins nuk është i vetmi, ekip I studiuesve identifikuan mbi 24 qytete bregdetare amerikane, përfshirë edhe Majamin, rrezikojnë përmbytje masive.

Deri në vitin 2050, mbi 500 000 banorë dhe 109 000 shtëpi mund të preken, me dëme ekonomike që llogariten mbi 100 miliardë dollarë.

Për më tepër, studimi vëren se komunitetet me pakica dhe ato me të ardhura të ulëta janë më të ekspozuara ndaj rrezikut, duke thelluar pabarazitë sociale.

Rritja e nivelit të detit është përshpejtuar ndjeshëm në dekadat e fundit dhe pritet të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve globale për frenimin e ngrohjes klimatike.

Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, qytete historike si Nju Orlins mund të zhduken para fundit të këtij shekulli.