Sot lamtumira për Papa Françeskun, në ceremoninë mortore i pranishëm Begaj dhe krerët fetarë

Edhe përfaqësues nga Shqipëria do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Papa Françeskun.

Delegacioni shqiptar përfshin presidentin Bajram Begaj me bashkëshorten e tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit, Adea Pirdeni, si edhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Adea Pirdenji.

Po ashtu, të marrin pjesë edhe krerët fetarë në Shqipëri: Kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Nga Kosova merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë u shfaq në homazhe bashkë me delegacionin shqiptar dhe kardinalin Ernest Troshani.