Aksident në aksin Fier-Levan/ Furgoni përmbyset në rrugë, përfundon në spital shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 10:55
Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan.
Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.
Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.
