Të paralizuarit lihen në mëshirë të fatit, u hiqet paketa higjieno-sanitare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 22:06
Në fshatin Romanat në Durrës, Flora Gryka tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se djali i saj 32-vjeçar, Arjan Gryka është plotësisht i paralizuar, por i kanë ndryshuar statusin nga paratetraplegjik në person me aftësi të kufizuara. Për pasojë atij i kanë hequr paketën higjieno-sanitare.
Të njëjtin problem ka edhe Blenar Canaj, 47 vjeç nga Tepelena, edhe pse që në lindje nuk mund të bëjë asnjë lëvizje. Komisioni i parë i statusit i ka hequr paketën higjieno-sanitare dhe Blenari e ka ankimuar këtë vendim. Sot Blenari, edhe pse nuk mund të kryejë nevojat personale është pa paketë higjieno-sanitare.
