At Zef Bisha: Papa Francesku njeriu i thjeshtë në zemrat e njerëzve, do të mbahet mend si i veçantë

Përmes një interviste në Ora News, At Zef Berisha tha se ky largim do të lërë mbresa tek unë në raport me atë që ka qenë Papa si njeri i veçantë.

At Zef Bisha: Lajmi ishte i papritur dhe e kam ndjerë dhimbjen e largimit të Papës, sepse me Papa Françesku kam pasur mundësi që të qëndroj dhe të shkëmbehem. Ky largim do të lërë mbresa tek unë në raport me atë që ka qenë Papa si njeri i veçantë.

Papa Francesku kur u zgjodh ishte shumë e rëndësishme fjala e parë që tha “Mirëmbrëma, keni zgjedhur personin që do të qëndrojë dhe do të shërbejë me ju”. Ai pastaj kërkoi që të luteni për të në atë shesh dhe ata e bekuan Papën. Papa ishte i thjeshtë dhe do të jetë në zemrat e njerëzve.