“Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Zusi: shumë gjë e mirë që është bërë, rritur sigurinë

Në “Alert” nga Granit Sokolaj, me temë  “Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Alban Zusi, ish-zv. ministër i Bujqësisë tha se kjo gjë është shumë mirë që është bërë.

Zusi: Le t’i gëzohemi faktit që ndodhi dhe të themi se është një ngjarje shumë e mirë. Po ta kishim bërë me shpejt, më mirë do të ishte, por fakti që është bërë dhe jemi dëgjuar, ne e kemi ngritur si gjë, dhe besoj se vendosja e lotit është vendosja e themelit të sigurisë ushqimore. Absolutisht që është një notë nëntë, sepse për 10 duhej më shumë konsultime.