“Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Allaraj: Një risi, konsumatori merr informacion të detajuar.
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 21:27
Në “Alert” nga Granit Sokolaj, me temë “Udhëzimi për nr. e loteve në ushqim” Yllka Allaraj, inspektore në AKU tha se Udhëzimi nr. 15 për treguesin dhe shenjat identifikuese për lotin në ushqime është një risi.
Allaraj: Udhëzimi nr. 15 për treguesin dhe shenjat identifikuese për lotin në ushqime për mua është një risi. Ky lloj udhëzimi e bën të mundur që të funksionojnë si për autoritetet që bëjnë gjurmueshmërinë dhe ashtu edhe operatorët e biznesit ushqimor, që janë detyruar që produktet e tyre që i hedhin në treg duhet t’i kenë të shoqëruar me një etikë, që është pasaporta e produktit, në mënyrë që konsumatori të marrë informacion të detajuar.
