Sh*rri në një kompleks në Tiranë/ DETAJE nga policia: U dëmtua një 19-vjeçar...(EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Farkës, në afërsi të një kompleksi banimi, ku persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt fizik, dyshohet me përdorimin e sendeve të forta.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një i ri, shtetasi Kristi Fufi, rreth 19 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.