ALARM NË KURBIN/ Zbulohet një sasi tr*toli jashtë një lokal, policia dhe forcat xhenio në vendngjarje

Një sasi lënde dyshuese djegëse dhe një kallëp tritoli janë gjetur ditën e sotme pranë një lokali në Kurbin.

Ekspertët xhenierë po kryejnë veprimet për çaktivizimin e lëndës eksplozive.

“Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.