Ish-drejtoresha “ballë-çarëse” e spitalit në Dibër, Irini Shehu kalon në “arrest shtëpie”

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu. Irini Shehu u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve.

Ajo po ashtu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish-vartësit e saj. Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

NGJARJA

Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, u arrestua pak dite me pare nga policia, pas një sërë kallëzimesh për fyerje, kërcënime dhe përndjekje ndaj punonjësve të institucionit ku ajo drejtoi deri disa javë më parë.

Shehu, 44 vjeçe, ishte prej disa javësh nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale të përndjekjes, pasi u përfshi në një skandal të bujshëm brenda ambienteve të spitalit. Sipas burimeve zyrtare, gjatë kësaj periudhe ajo ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish-vartësit e saj.

Rasti më i fundit ka ndodhur kur kryeinfermierja Shpresa Biçi, 48 vjeçe, ka bërë kallëzim në polici duke pretenduar se Shehu e ka kërcënuar me mesazhe dhe telefonata pas një debati të ndodhur .

Policia e Dibrës ka konfirmuar se ka proceduar penalisht Shehun për veprën “Përndjekja” dhe me urdhër të Prokurorisë, ajo është vënë në pranga.

Vetë Shehu e ka cilësuar arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

Ngjarjet e fundit vijnë pas një incidenti të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu, gjatë një debati me shefin e financave Shaban Uklala, e kishte sulmuar këtë të fundit fizikisht me një kapëse metalike letrash, çka çoi në shkarkimin e saj nga detyra. Pavarësisht largimit, ajo dyshohet se ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit. /JOQ