Tërmeti në Turqi/ Seferi: Lutjet e mia dhe popullit shqiptar janë me popullin turk
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 17:52
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Pëllumb Seferi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se lutjet e gjithë shqiptarëve janë me popullin turk pas tërmetit.
Postimi:
“Të dashur vëllezër dhe motra në Stamboll!
Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot.
Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju.
Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit.
Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.
Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja, dhe në këto çaste sprove, jemi krah jush me gjithë shpirt.
Zoti qoftë me ju e familjet tuaja!
