Delvina: Retorika e Ramës, një 'copy-paste' nga fushata e Trump në 2016

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, specialisti i komunikimit Erion Delvina analizoi strategjinë e komunikimit të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale, duke ngritur dyshime mbi origjinën e retorikës së përdorur dhe duke e krahasuar atë me modelin e ndjekur nga Donald Trump në vitin 2016.

" Po e nis nga shembulli që sapo morët. Në fakt, do të doja që të ketë qenë një lapsus nga lodhja e fushatës dhe nga lëvizja e shumtë. 

Kam dhe një hipotezë tjetër. Prandaj dhe leximet në makinë, në sendiljen e pasme të makinës kur lëvizin në fushatë, nuk janë më të sugjeruarat dhe të shëndetshmet sepse mund të jetë një përkthim i nxituar i këshillave të marra 'copy paste' nga fushata e vitit 2016 e Donald Trump-it.

Nuk ka asnjë personazh tjetër që përngjason më shumë me retorikën e Rama 2025 sesa Donald Trump 2016.

Unë kam një spekulim të dytë. Mendoj se e kam një ide të përgjithshme pse pikërisht është duke bërë këtë lloj qasje, ka marr 'copy paste' dhe po i lexon anglisht piketat e fushatës 2016 të Trump-it deri edhe tek ligjërimi 'këneta, bufi'. 

Sepse ka patur informacionin më përpara që opozita ishte duke kërkuar në mënyre intensive pika lidhje sa më pranë Shtëpisë së Bardhë, sa më pranë administratës së Trump dhe nga kjo pikëpamje më duket dinake, e zgjuar dhe rezultative kjo djegie kartash në dorë", u shpreh Delvina.