“Politikisht je autik, nuk je mirë”, Këlliçi: Dekarata fyese, tregues i pandjeshmërisë dhe injorancës së Ramës
Kandidati demokrat për deputet në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj deklaratës së radhës të bërë nga kryeministri Edi Rama në takimin me pensionistët e Gjirokastrës, ku theksoi se personat që votojnë opozitën janë politikisht autikë.
Për këlliçin kjo deklaratë fyese dhe bullizuese e radhës e bërë nga Rama është tregues i pandjeshmërisë dhe injorancësë së kryeministrit.
REAGIMI I BELIND KËLLIÇIT
“Politikisht je autik, nuk je mirë.”
Një tjetër skandal i gjuhës fyese dhe bullizuese të Edi Ramës.
Pas “rroftë dashnorja” drejtuar vajzave dhe “futuni në Google kërkoni fotot e mia nudo” drejtuar fëmijëve, tani e kanë radhën çrregullimet e spektrit të autizmit të futen në gojën e tij fyese dhe të tregojnë edhe një herë pandjeshmërinë dhe injorancën e kryeministrit.
Njerëzit e prekur nga autizmi nuk janë “çyrykë” dhe as “gjysmakë”.
Janë njerëz të prekur nga një çrregullim psikiatrik i cili u shkakton probleme në sjellje dhe marrëdhëniet personale, por ndonjëherë u jep aftësi të jashtëzakonshme në shkenca ekzakte apo shprehje artistike.
Autizmi shkakton drama të mëdha familjare, ndjeshmëria ndaj të cilave sigurisht duhet të jetë maksimale.
Mirëpo autizmi është një spektër dhe sigurisht që personat e prekur nga ky spektër në nivele të ndryshme janë të integruar më së miri në shoqëri, madje ndonjëherë në elitat e mendimit apo të kërkimit shkencor.
Partia Demokratike i bën thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Urdhrit të Psikologut dhe çdo institucioni apo organizatë tjetër që ka përgjegjësinë që në këtë rast të ndërhyjë për të frenuar kulturën dhe mentalitetin bullizues ndaj personave të prekur nga autizmi, si dhe nga çdo çrregullim tjetër.
Një shoqëri e qytetëruar ndahet nga një shoqëri e xhunglës pikërisht në raste të tilla, në mbrojtjen e anëtarëve të saj më vulnerabël.

