Deklaratat e Ramës me të rinjtë, Balliu: Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare është një akt i turpshëm
Kandidati demokrat për deputet në qarkun e Tiranës, Klevis Balliu shprehet se mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kundër edukimit moral të fëmijëve nga Edi Rama është një akt i turpshëm, është një akt anti-njeri.
REAGIMI I PLOTË I KLEVIS BALLIUT
Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kundër edukimit moral të fëmijëve nga Edi Rama është një akt i turpshëm, është një akt anti-njeri.
I cili nxjerr në pah korruptimin e shtetit në qelizë të tij.
Si shoqëri ne duhet të reagojmë ndaj këtij akti të shëmtuar anti familje.
Ashtu siç po bën shoqëria amerikane në pastrimin e kësaj filozofie Sorosiane.
Institucionet e drejtësisë, ato ligjzbatuese dhe ato fetare, duhet të ngrihen në këmbë kundër kësaj filozofie qe ka në palcë prindin një dhe prindin dy.
Të reagojmë si shoqëri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror.
Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijëve të shohin fotot e tij nudo.
Në 11 Maj votojmë për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

