Nexhipi: Rama përshtat gjuhën sipas audiencës, synon fashën gri që bëjnë diferencën
E ftuar në emisionin “Ora e Betit”, në “Ora News”, gazetarja Albana Nexhipi dha një analizë të thelluar mbi stilin e komunikimit të kryeministrit Edi Rama, duke vënë theksin te mënyra se si ai përshtat gjuhën dhe mesazhin në varësi të audiencës për të arritur objektivat e tij politike.
" Unë do të sjell një thënie të famshme që të gjithë e kemi dëgjuar që është 'mjeti justifikon qëllimin'. Pra, unë jam e sigurt që kryeministri Rama është aq i aftë të kuptoj se cila është audienca të cilës ai po i drejtohet.
Në qoftë se ne bëjmë një pyetje: Kujt votuesi i drejtohet kryeministri me këtë lloj leksiku? I drejtohet të majtëve, të djathtëve, apo i drejtohet asaj fashos gri e cila në fakt në qoftë se del në votime bën diferencën.
Unë besoj që nga të gjitha ligjërimet që Rama ka, ai vlerëson kontekstin në fakt ku është. Në qoftë se është me gratë, mburr gratë. Në qoftë se është me të rinjtë, hedh kshu argument që 'dhe unë kam qenë çapkënë, kam dal nudo po këta nuk e duan lirinë, unë e dua dhe e kam shijuar kur kam qenë sa ju'. Pra, zgjedh kontekstin dhe audiencën dhe hedh shashka dhe teza të ndryshme.
Ajo që unë kuptoj nga të gjithë fashat e ligjërimit të Ramës, meqë është kryeministër dhe meqë ai pretendon se do të marr shumicën e mandateve në parlament, më shumë dyshoj se Ramës i intereson të dalë ajo fasha e grive që do bëj diferencën", u shpreh Nexhipi.
