KQZ: Nuk ka shkelje në dërgesat e materialeve në adresë

Kqz ka verifikuar procedurat e ndjekura nga posta për dërgimin e zafeve me fletët e votimit tek banesat e emigrantëve. Në përfundim Ilirian Celibashi deklaroi se nuk ka pasur shkelje, duke qetësuar edhe opozitën.

Këto foto të paraqitura nga Partia Demokratike janë bërë objekt hetimi administrative prej komisionit qendror të zgjedhjeve. Sipas opozitë ato tregojnë se posta e përzgjedhur nuk e ka çuar vetë zarfin në adresën e emigrantit, por ka përdorur kompani tjetër. Në përfundim të hetimit kryetari i komisionit qëndror të zgjedhjeve ka saktësuar se nuk ka pasur shkelje. Ai shtoi se janë përdorur mjetet e agjencive rajonale.

“Shëbimi nuk është I nënkontraktuar se aty janë me zarfin e DHL-së kur shkon. E kemi bërë këtë diskutim me kompaninë dhe qartësisht nuk është se kanë nënkontraktuar. Është sërish zarfi I DHL-së, ata e bëjnë gjithë procesin e dërgimit dhe përpunimit, por në disa zona ku ata nuk kanë logjistikë dhe infrastructure si të thuash përdorin makina apo personel të shërbimeve lokale të dërgesave postare."

Më herët, opozita kërkoi informacione lidhur dhe me dy problematika të tjera, dublikimi i fletëve të votimit dhe problemet me kodet e postës ku në disa raste nuk janë vendosur të sakta.  Por edhe në këtë rast Celibashi ka theksuar se nuk ka shkelje dhe se gjithë procedura është transparente