“Qëndroni njerëz të lirë”, Berisha thirrje kuksianëve në emigrim: Asnjë votë për armikun e kombit

Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje emigrantëve mga Kukësi të mos votojnë për Partinë ociliste, ndërsa kryeministrin Edi Rama e cilësoi armik të popullit.

“Asnjë votën për këtë armik të kombit”, tha kreu i PD-së, teksa u kërkoi të qëndrojnë njerëz të lirë.

Berisha: Miqtë e mi, jam këtu në emër tuaj për tu përcjellë një mesazh vëllazëror.

Të gjithë emigrantëve, asnjë votën për këtë armik të kombit.

Unë e di, se ka punonjës administrate që u luten e stërluten, fotografomi votën se ma kërkon shefi, ky e ai.

Asnjë fotografi mos bëni. Qëndroni njerëz të lirë. Votoni për Kukësin. Mos votoni pashiqin e shqiptarëve.

Se ata që u kërkojnë votën për të mbrojtur vendin e punës, kryejnë një gabim të madh shumë.

Mos u bëni bashkëfajtorë. Votoni të lirë, votoni për Kukësin, Hasin, Tropojën e Shqipërisë. Votoni për kombin dhe jo armikun e kombit.