Nga Konica deri më sot/ Andoni ngre alarmin për mungesën e ndryshimit në mendësi

I ftuar në emisionin 'Drejt' në 'Ora News', analisti Ben Andoni komentoi situatën në PD dhe mendësinë politike në Shqipëri.

"Ka diçka dhe kjo reflektohet dhe në një lloj paqartësie të vetë zonjës Tabaku, kur flet për këtë lloj retorike dhe është pjesë e njerëzve që bëjnë këtë lloj retorikë. Për fatin e keq Partia Demokratike nuk ka bërë debate gjatë këtyre kohëve, ka bërë konflikte.

Ajo që ndodhi në janar është e paimagjinueshme për një parti dhe për ideologjinë e vetë, por ajo që është shqetësuese është që përplasje të tilla, mungesa e respektit të statutit të partisë, ka bërë që ky formacion vërtetë është mbledhur rreth zotit Berisha por nuk ka kaluar dot klishetë e të shkuarës.

Këtu ndaj diçka me zonjën Tabaku kur flet për mendësinë. Mendësia nuk ka ndryshuar që nga koha e Konicës. Konica është një nga personalitetet më problematike të shtetit shqiptar. Për njerëzit që nuk e njohin, që kanë vetëm atë pjesën indilike të tij nuk dinë pjesën tjetër.

Megjithatë anatominë që i ka bërë shtetit shqiptar nga ana antropologjike është e jashtëzakonshme, është ikonë dhe gjërat që ai citon për shqiptarët bashkë me Mitat Frashërin nuk është se ndryshuan shumë për shqiptarët.

Që do të thotë breza të tërë nuk po arrijnë ta bëjnë këtë. Është problem shtet-formimi i joni?" -u shpreh Andoni.