Vodhën të dhënat në e-mailet e prokurovë të SPAK-ut, dy zyrtarët kyçen në qeli. Në hetime edhe ...

Ish-zyrtari Zambak Gjonaj dhe eksperti i IT në Arnold Rrokaj do të qëndrojnë në burg.

Të dy personat që akuzohen për ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe nxjerrje të sekretit hetimor u refuzuan nga togat e zeza duke lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë.

Sipas kësaj të fundit Gjonaj dhe Rrokaj kanë hyrë tek sistemet e email të 3 prokurorëve të posaçëm.

SPAK thotë se personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.

Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Prokuroria po e heton ndërhyrjen për veprën penale të grupit kriminal e pasi ka dyshime se kanë vepruar për persona të tretë që po verifikohen nga SPAK.

Por pavarësisht këtyre akuzave njëri prej tyre thotë se nuk ka lidhje me ndërhyrjen, e ndërsa tjetri tregon se e ka bërë për kuriozitet.

Zambak Gjonaj dhe Arnold Rolaj janë ndaluar nga BKH 24 orë pas marrjes në dijeni që në e-mailet e 3 prokurorëve janë marrë të dhëna.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se pasi janë administruar këto shkresa janë dërguar tek personat e interesuar duke përfshirë dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë.