Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Dom Ivani: Na ka shokuar, na gjeti të papërgatitur

Dom, Kreshnik Ivani në një intervistë në Ora News u shpreh se lajmi i vdekjes së Papa Françeskut i ka gjetur të papërgatitur.

Ivani: Me të vërtetë na ka shokuar.

Na ka gjetur të papërgatitur.

Pas shfaqjes së djeshme në ballkonin e ‘Shën Pjetrit’ ku na përshëndeti duke na uruar gëzuar Pashkët nuk e prisnim që sot në ditën e Engjëllit Ati kalonte në shtëpinë e Atit qiellor.

Sot të gjithë ne kemi marrë urime, urime për ngushëllime sepse vdekja për ne është një kalim është edhe një gëzim sepse ne kemi marrë urime për Pashkët që është vdekja e ringjallja e Krishtit, sot Papa në një ditë shumë të bukur kalon në Amëshim.

Pra jemi të trishtuar sepse na largohet një bari kaq i mirë por jemi edhe të lumtur sepse vdekja e tij na tregon që është një kohë e bukur në të cilën ai Zoti e ka thirrur pranë vetes.