Aksidenti tek Tuneli i Murrizit, policia: Janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 17:56
Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak
Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
