Aksident brenda tunelit të Murrizit në rrugën e Arbrit, dy të lënduar, devijohet lëvizja e mjeteve

Te tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit, brenda tij, ka ndodhur një aksident.

Raportohet për të paktën dy të plagosur.

Ata janë transportuar nga ambulanca për në Spitalin e Traumës.

Ndërsa tuneli për momentin është bllokuar, duke krijuar varg të gjatë makinash në të dy anët e tij.

Lëvizja e mjeteve është devijuar përmes bypassit.

Shkak dyshohet parakalim i gabuar i njerit prej automjeteve te perfshira ne perplasje.