Zjarr në një banesë në Fier, vështirësi për intervenimin e zjarrfikësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 09:51
Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në katin e 7 të një pallati në lagjen 29 Nëntori, rruga "Mujo Ulqinaku" në Fier.
Flakët janë përhapur shpejt dhe kanë shkaktuar panik, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë.
Megjithatë, vështirësitë kanë lindur për shkak t ngushtësisë së rrugës, që ka pamundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e bërë më të vështirë operacionin e shpëtimit.
