Arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, ja arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 12:05
Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Policia e Tiranës, përmes një njoftimi, bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar shtetasin B. S., i cili akuzohet për dhunë ndaj së bijës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
