Kapet në Kakavijë, shqiptari i dënuar në Greqi me 12 vite burg për ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 12:57
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar të kërkuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Shqiptari është ndaluar teksa kthehej në atdhe për të festuar Pashkët. Ai është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave të policisë greke në Kakavijë.
Ai rezultoi i dënuar nga Gjykata Njëanëtarëshe e Apelit në Athinë më 12 vjet heqje lirie për grabitje dhe vjedhje të rëndë.
Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Janinës.
