Pashkët, Himara në festë, Tavo dhe Gjiknuri urojnë besimtarët: Shëndet e lumturi në çdo familje shqiptare
Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe, ku dy nga vajzat e vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët por e turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi
Vizitorët e ardhur nga Tirana, por edhe turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë.
Për kryetarin e bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe deputetin Damian Gjiknuri kjo festë sjell unitet.
‘’Pashkët janë njëlloj, sivjet thjesht aktivitetet e organizuara nga bashkia kanë ndryshuar paksa klimën e festës së pashkëve në Himarë.
Edhe mbrëmë në Dhërmi dhe Himarë ka pasur një pjesëmarrje masive nga të gjithë banorët e vizitorët e Himarës.
Gëzuar Pashkët, shëndet lumturi e dashuri në çdo familje himariote e çdo familje shqiptare’’, tha Tavo.
‘’Ku ka më mirë se ti festosh Pashkët në Himarë. Pashkët janë Ringjallja dhe vetë Himara sot me këtë ditë të bukur plot me njerëz.
Pashkët në Himarë kanë një simbolikë të veçantë. Ti urojmë gjithë shqiptarëve gëzuar Pashkët'', tha Gjiknuri.
Festa e Pashkës do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes me koncert në sheshin e këtij qyteti.
