Meta: Autostrada Tiranë-Durrës është një aks rrugor me rëndësi të jashtëzakonshme, të cilën pata kënaqësinë ta inaguroj në 2001
Presidenti i PL, Ilir Meta u shpreh se autostrada Tiranë-Durrës është një aks rrugor me rëndësi të jashtëzakonshme, të cilën pata përgjegjësinë dhe kënaqësinë e pafund ta inaguroj Qershorin e vitit 2001.
Postimi:
Autostrada Tiranë - Durrës është një aks rrugor me rëndësi të jashtëzakonshme, të cilën pata përgjegjësinë dhe kënaqësinë e pafund ta inaguroj Qershorin e vitit 2001.
Ishte kulmimi i një sfide tepër të vështirë, por që i hapi rrugën transformimit madhor të infrastrukturës rrugore të vendit.
Po kështu, me vendosmëri të pandryshuar do të punojmë për të realizuar të tjera vepra të mëdha në Shqipërinë Madhështore, sepse kemi të gjithë eksperiencën dhe përkushtimin për ta bërë këtë.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
