Mes varfërisë/ Katër fëmijë në të ftohtë, pa ushqim e pa strehë, një nënë kërkon vetëm shpresë
Në një qoshe në afërsi të bashkisë Kamëz ndodhet kjo nënë me 4 fëmijët e saj të vegjël
36-vjeçarja Shqiponja Lushi e ndarë nga bashkëshorti tashmë përballet e vetme me realitetin e pamëshirshëm të varfërisë ekstreme.
Shqiponja jeton me vetëm 70 mijë lekë të vjetër në muaj, para këto që mezi mjaftojnë për bukën e gojës, ndërsa shpresa për një jetë më të mirë duket gjithnjë e më larg.
Thotë se me 4 fëmijët është detyruar të flejë në qiell të hapur për gati 4 muaj, por ndërsa ka gjetur një strehë tregon se ajo nuk ka as ujë e as drita.
Fëmijët e saj, të moshave 7, 6, 3 dhe vetëm 2 vjeç, janë pa këpucë, dhe duart akull nga I ftohti e në sytë e tyre shihet qartë kërkesa për një fije shpresë
Ndërsa u përpoqën t’u dhurojmë një çast ngrohtësie, sytë e tyre kërkojnë më shumë e jo vuajtje edhe për bukën e gojës
Nëna e tyre ka vetëm një mesazh që ta ndihmojmë, jo për të, por për 4 të vegjlit që dhe ato të realizojnë ëndrrat e tyre siç do fëmijë tjetër.
