Gjirokastër, ndërron jetë 17-vjeçari / Dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.

Një 17-vjeçar i ka dhënë fund jetës, policia dyshon se ai është vetëvarur në banesë.

Ishin vetë familjarët e adoleshentit, të cilët e kanë çuar në spitalin e Gjirokastrës rreth orës 13:30, por fatkeqësisht 17-vjeçari nuk mundi që të shpëtojë.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.