Kremtimi i Pashkëve në Vlorë/ Qindra besimtarë marrin pjesë në meshën e shenjtë në Kishën e Shën Theodhorit

Qindra besimtarë të krishterë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit.

Ndërsa kanë pritur mesnatën duke marrë edhe flakën e shenjtë nuk ka munguar urimi Gëzuar Pashkët.

Urimi është përcjellë pas meshës nga At konstandin Prifti si edhe nga besimtarët vlonjatë.  

Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë priti qindra besimtarë të pranishëm në meshën e shenjtë dhe me urimin për më shumë dashuri.