Shqipëria nën hijen e kr*mit/ Softa: Ka ngjarje të rënda që janë ende pa autor...
I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte eksperti i sigurisë Fabian Softa, ku ndër të tjera shprehu shqetësimin për rritjen e ngjarjeve kriminale dhe mungesën e autorëve për to.
"Nuk janë ngjarjet e para, kemi dhe ngjarje të tjera që janë dhe datojnë brenda vitit 2025 që janë përsëri ngjarje të rënda dhe janë ende pa autor.
Është herët për të folur për këto dy ngjarje, përsa i përket informacioneve që ka apo jo policia, deri kur janë hetimet lidhur me këto dy ngjarje.
Ajo çfarë të shqetëson është se nuk po i parandalojmë dot të gjitha këto ngjarje që po ndodhin në territor kur këto janë pjesë të grupeve kriminale dhe kur grupet kriminale të dyshuar përdorin persona të paguar, pra vrasës me pagesë. Ky është një nga shqetësimet, që ngjarjet kriminale janë një hap para përsa i përket sulmeve që ato bëjnë dhe pamundësisë për ti zbuluar ato", u shpreh Softa.
