"Morën lekë për 1 aksident"/ SPAK lëshon 3 urdhër-arreste për krerët e Rrugores në Tiranë dhe një OPGJ për Aksidentet (EMRAT)
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 13:46
Tre urdhër-arreste jane leshuar nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka. Burime bëjnë me dije se është lëshuar urdhërarrest edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku për korrupsion.
Veç Zekës nën masë arresti është dhe Shefi i Aksidenteve për Tiranën, Sokol Novaku.
Dy zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës janë ndaluar mbi bazën e një hetimi të nisur nga SPAK, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre, në rastet e aksidenteve rrugore.
Rasti është ndjekur nga prokurori i SPAK, Klodian Braho, i cili është dhe shefi i Sektorit Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme.
I arrestuar edhe oficeri i Policisë Gjyqësore për aksidentet rrugore, Edison Tabaku.

