Aks*dent në Përmet/ Makina lëndon 60-vjeçaren, dërgohet në spital

Sot rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, një makinë tip "BMW" përplasi një këmbësore 60-vjeçare.

Ajo u dëmtua lehtë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia. Po hetohen rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Bmw", ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. L., 60 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 60-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin e Përmetit, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.